Dhjetëra qytetarë sonte protestojnë para Kuvendit të Maqedonisë kundër ndryshimit të Kushtetutës, që vjen nga marrëveshja me Greqinë.
“Le të mos na gënjejnë politikanët. Asgjë nuk mund të sjellin programet e tyre. Ne do t’i heqim nga karriget e tyre, jo fizikisht. Le të japin dorëheqje. Kush duhet të pajtohet këtu? Populli duhet t’u fal, dhe atëherë do të ketë pajtime”, tha në fjalimin e saj, Ana Bobinkova nga shoqata maqedonase “Rilindja”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Protestat vijnë si pasojë e votimit për ndryshimet kushtetuese, që ndodhi ditën e premte ku nga 120 deputetë, shumica aktuale siguroi 80 vota dhe kështu filloi ndryshimi i Kushtetutës, ku parashikohet ndryshimi i emrit të shtetit.
Mbledhja e jashtëzakonshme e KPK-së, e mbyllur për media
Përleshje midis deputetëve të Erdoganit dhe anëtarëve të opo...
Çmimi i arit arrin vlerë rekorde
Kurti: Forcim i kapaciteteve të Mbrojtjes Ajrore të Policisë...
Durmishi takon Myftiun e Kosovës, falënderon për kontributin...
Naim Berisha zgjidhet drejtor i Institutit Albanologjik