PSP-ja e Katica Janevës ka bërë të ditur se PTHP-ja e Zvrlevskit posedon një hard disk me mijëra biseda dhe porosi nga dy telefonat e Zoran Zaevit, të gjetura në zyrën e Zvoko Kostovskit të DSK-së, por se ai disk nuk ka qenë si dëshmi në rastin “Puç”, transmeton Gazeta Express.
Sipas portali në gjuhën maqedone sdk.mk, pas dorëzimit të lëndës KO.br.25 / 15 të Zyrës së Prokurorit Publik të krimit të organizuar dhe korrupsionit-Shkup, deri te Prokurori Publik, përveç dokumenteve dhe provave të tjera, është dorëzuar edhe një hard disk, i cili është vërtetuar se vjen nga zyra e DSK-së, të cilin e ka shfrytëzuar i akuzuari Zvonko Kostovski, por ky hard disk nuk është propozuar në listën e provave. E gjitha kjo është edhe në raportin gjashtëmujor të PSP-së.
Policia e Shtetit sekuestron qindra fishekzjarrë në Tiranë
E trishtë: 2-vjeçari shqiptar në Greqi humb jetën pasi u sul...
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën
Zjarre të forta në Australi, deri në 16 shtëpi të shkatërrua...