Mike Pompeo, sekretari amerikan i shtetit e konfirmoi se RMV-ja ka arritur të përmbyll me sukses procesin e integrimit të vendit në NATO.
“SHBA-ja e pranoi nga RMV-ja instrumentin për integrimin e vendit në NATO, duke u bë anëtarja e 30-të”, deklaroi Pompeo.
Ai theksoi se pas integrimi të RMV-së në NATO, do të ketë siguri dhe stabilitet më të madh në gjithë rajonin.
“Hyrja e Maqedonisë së Veriut në NATO paraqet kulmin e përpjekjeve të bëra gjatë shumë viteve nga Qeveria dhe populli i Maqedonisë së Veriut për anëtarësimin në Aleancë”, theksoi Pompeo, duke theksuar se NATO mbetet e hapur për anëtarësimin e gjithë vendeve që I përmbushin standardet, transmeton Portalb.mk
Flamuri i Maqedonisë së Veriut do të vendoset më 30 mars para selisë së NATO-s.
Ndryshe, Radmilla Shekerinska, ministrja e mbrojtjes në RMV anëtarësimin e plotë të vendit në NATO e vlerëson si fitore historike.
Klodi me pëlqim për Benitën?
LVV-ja konfirmon dëmtimin e varrit të Astrit Deharit: Jemi n...
Afati i sotëm për tërheqje nga gara zgjedhore, Cakolli: KQZ ...
S’ka pajtueshmëri për votat me postë, KQZ shkon në pauzë
Indonezi: Mbi 900 të vdekur nga përmbytjet, rreziku i urisë ...
Elezi: Më 7 dhjetor, në orën 23:59 mbyllet afati i subjektev...