Politikani opozitar serb, Dragan Gjilas, njëherit kryetar i partisë “Aleanca për Serbinë” thotë se e vetmja rrugë e sigurt drejt të ardhmes është pajtimi ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, megjithatë ai jep vërejtjen se askush nuk po punon për një gjë të tillë.
Ai ka thënë se për këto 20 vjet, asgjë s’ka ndryshuar në mënyrë pozitive.
Ndërkohë sa i përket anëtarësimit në OKB, Gjilas thotë se nuk do të mbështesin Kosovën për t’u anëtarësuar, pasi që nuk ka bazë për të .
Gjilas thotë se në Serbi, Kosova po përdoret për luftën e brendshme politike.
“ Të gjithë po e përdorin Kosovën si mjet për politikën e brendshme”, ka thënë ai në një intervistë për televizionin serb N1, transmeton Gazeta Express.
Sipas tij në momentin kur do të përmirësohet situata ekonomike në Kosovë dhe në Serbi, atëherë do të zgjidhet problemi.
Gjilas është duke udhëhequr protestat masive kundër regjimit të Aleksander Vuçiqit në Serbi.
Erdogan: Kundërshtojmë përhapjen e konfliktit SHBA-Iran
BBC vlerëson maksimalisht Shqipërinë në Eurovision
Seanca në rastin Hashim Thaçi dhe të tjerët “kundër adminis...
Barcelona për herë të 29-të, kampione e Spanjës
Kanë bashkë një duet të suksesshëm, Tayna thotë se nuk flet ...
Arrestohen tre tifozë pas ndeshjes mes Trepçës dhe Vushtrris...