Në ishullin e Kretës janë arrestuar një shtetas shqiptar dhe një shtetase greke, të akuzuar se trafikonin sasi të mëdha droge.
44 vjeçari shqiptar është arrestuar në flagrancë, ndërsa po merrte në dorëzim nga 32 vjeçarja greke një sasi prej 1,16 kilogramë kokainë.
Shqiptari kishte me vete 40.130 euro, që destinoheshin për blerjen e kokainës.
Pas kontrollit në makinën dhe banesën e shtetasit shqiptar, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës 37 doza të gatshme kokaine me peshë 69 gramë, një shumë parash prej 70.090 euro, si dhe 120 paund.
Policia sekuestroi dhe dy automjetet e tyre si dhe 4 telefona celularë.

Nga hetimet rezultoi se grekja e sillte kokainën me tragetin e linjës nga Pireu dhe ia dorëzonte shqiptarit që pastaj e trafikonte në tregun vendas, kryesisht në qytetin Chania./oranews
Një muaj paraburgim për dy punonjës të KEDS-it të dyshuar pë...
Kapet me kokainë një person në pikën kufitare në Morinë
Jashari: Tani ndihem 100% gati për të ndihmuar Milanin
Një punëtor humb jetën në Termocentralin “Kosova B” pas një ...
Begaj në Shkup: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, shembull b...
Rusia dhe Ukraina bien dakord për armëpushim lokal, fillojnë...