Prokuroria e Gjevgjelisë dorëzoi propozime për dhënien e gjobave kundër 43 personave që kanë kryer vepër penale për mosrespektimit të rregullave shëndetësore gjatë epidemisë nga neni 206 paragrafi 1 i Kodit Penal.
Nga të akuzuarit, 30 akuzohen sepse më 19 prill 2020, gjatë kohës kur ishte në fuqi ndalimi i lëvizjes, ata dolën nga shtëpitë e tyre dhe luanin valle në rrugën “Josif Josifovski” në Gjevgjeli.
Të akuzuarit vepruan kështu në kundërshtim me ndalimin e lëvizjes, gjegjësisht orës policore, dhe nuk respektuan vendimin e Qeverisë për të marrë masa për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të sëmundjes infektive të rrezikshme të shkaktuar nga virusi Covid-19.
13 personat e tjerë kryen vepër penale lëvizje në këmbë ose me automjete gjatë orës policore.
Prokuroria Themelore Publike në Gjevgjeli dorëzoi propozimet me të cilat i propozoi Gjykatës për secilin nga të akuzuarit të shqiptojë gjobë në shumë prej 100 gjobave ditore, secilën gjobë ditore në vlerë prej 10 euro./telegrafi
Komisionerja e BE-së: Kosova të gjejë stabilitet institucion...
Sulmet terroriste të Serbisë në Kosovë, Kurti: Vakuumi që lë...
Kryeministri Estonisë në konferencë me Ramën: E mbështesim i...
Kurti kërkon nga BE statusin kandidat dhe hapjen e negociata...
Policia nis hetimet për rastin në Trepçë ku u bllokuan 48 mi...
Kurti: Shtesat për fëmijë në mandatin tjetër do të rriten de...