Përdhunohet një e mitur 16-vjeçe nga Koçani

19:04 | 3 Tetor 2020

Policia e Shtipit dhe e Velesit dje ka marrë denoncime për dy përdhunime.

Sipas njoftimit të MPB-së, më 2 tetor në orën 18:45 në SPB Shtip, 45-vjeçari nga Koçani ka denoncuar se ndaj bijës së tij 16-vjeçe është kryer përdhunim nga E.B nga Shtipi.

Rasti tjetër i ngjashëm është denoncuar në SPB Veles, përkatësisht 37-vjeçarja nga Gjermania ka raportuar se më 29.09.2020 bë hotel E.F nga fshati Melnica ka kryer përdhunim.

Nga MPB thonë se për të dy rastet po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara