Parlamenti Evropian është vendosur të vendosë një rezolutë të jashtëzakonshme në agjendën e seancës plenare që të kërkojë përsëri hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
Parlamenti Evropian tashmë ka thënë që Shkupi dhe Tirana duhet të fillojnë negociatat e pranimit me Bashkimin, ndërsa rezoluta e jashtëzakonshme vjen pasi BE dështoi të arrijë një konsensus në samitin e fundit, kryesisht për shkak të kundërshtimit të Francës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Rezoluta do të jetë në agjendën e seancës në Strasburg dhe debati do të zhvillohet këtë pasdite.
Parlamenti Evropian duhet të tregojë se i vjen keq për vendimin e vendeve anëtare për të bllokuar fillimin e negociatave me të dyja vendet. Versioni i grupit socialdemokrat kritikon “rolin e Presidentit të Francës dhe vendeve të tjera anëtare në këtë drejtim”.
Deputetët pritet t’u tregojnë vendeve anëtare që Këshilli duhet të marrë përgjegjësinë për vendimin, të veprojë në përputhje me angazhimet e veta dhe t’i përmbahet parimit të meritave të veta në vlerësimin e vendeve kandidate.
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!
Parashikimi i motit për ditët në vijim
PSG merr fitore minimale ndaj Auxerre
Erdogan pret në takim kryediplomatët nga Ballkani, pjesëmarr...
Përfundon raundi i parë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusi...