Në Ulqin këtë të diele u mbajten zgjedhjet lokale për Parlamentin lokale të këtij qyteti.
Në këto zgjedhje morën pjesë 62,75% e qytetarëve me të drejtë vote apo 12 499 votues.
Qendra për monitoring CEMI ka dalur me rezultatet e para preliminare pas numërimit votave në të gjitha qendrat e votimit.
Nga këto shifra mund të shihet qartë se subjektet shqiptare, FORCA – me 9 këshilltarë, koalicioni ”Zgjohu Ulqin” me 7 dhe UDSH me 3 këshiltare kanë shumicën prej 19 këshilltarëve nga 33 sa ka Parlamenti i Ulqinit.
Pra, subjektet shqiptare mund të formojnë qeverinë pa ndihmen e DPS-it me të cilin ishin në pushtet deri tani. Nëse kësaj i shtojmë edhe 2 këshilltarët e URA-së së Dritan Abazoviqit i cili që gjatë fushatës ka shprehur hapur dëshirën që të ju ndihmojnë subjekteve shqiptare atëhere kemi të bëjmë me një situatë shumë të qartë.
Rezultatet e paraqitura janë si më poshtë:
SD e Malit të Zi – 3 mandate
Unioni Demokratik i Shqiptarëve – 3 mandate
Partia Boshnjake – 0 mandate
Demokratet e Malit të Zi – 0 mandate
Forca – 9 mandate
SNP dhe Demokratski Front – 0 mandate
SDP – 0 mandate
Partia Demokratike, Perspektiva dhe LD në MZ – 7 mandate
URA – 2 mandate
DPS – 9 mandate.
Policia nis hetimet për rastin në Trepçë ku u bllokuan 48 mi...
Kurti: Shtesat për fëmijë në mandatin tjetër do të rriten de...
Hysni Mehani lirohet nga spitali pas sulmit në Skenderaj
Bayerni do t’u thotë lamtumirë tre lojtarëve para ndes...
Sulm në një postë në Pakistan, vriten 8 persona dhe plagosen...
Shqipëria i bashkohet qendrës së ekselencës së NATO-s për mb...