VMRO-ja vlerëson se Zoran Zaev dhe Stevo Pendarovski e shkatërruan ekonominë e vendit. Partia opozitare thekson se vendi po fundoset me LSDM-në në pushtet.
“Nuk ka familje në shtet që nuk ballafaqohet me probleme që ka nxitur ky pushtet. Gjysmë milionë njerëz jetojnë në varfëri ndërsa pushteti në vend se të krijojë mundësi për zhvillim, po shkatërron shtetin.
Përderisa qytetarët mezi po ia dalin në fund, karteli kriminal i pushtetit po pasurohet. Mbi gjysmë miliardë euro është borxhi publik që e bëri kjo Qeveri.
Borxhi tejkaloi kufirin prej 50 për qind dhe se qytetarët nuk e dinë se ku janë shpenzuar ato para”, thuhet në njoftimin e VMRO-së.
Më tej theksohet se niveli i realizimit të investimeve kapitale është 6% për tre mujorin e parë të vitit, ndërsa sipas rrjedhës aktuale, ky vit do të jetë më i keq se viti i kaluar.
Interneti rikthehet pjesërisht në Iran, pas 88 ditësh blloka...
Sorensen: Nuk do të ketë bilateralizim të dialogut Kosovë-Se...
Rama nga Brukseli: Nuk ka të bëjë me një anëtarësim të lehtë...
BE: Gaza nuk mund të harrohet, situata mbetet e tmerrshme
Ylber Ramadani, lojtari që ka vrapuar më së shumti në Serie ...
Pas vendimit të Gjykatës së Lartë, pritet normalizimi i puni...