Mediat maqedonase raportojnë se lideri i LSDM-së Zoran Zaev dhe i BDI-së Ali Ahmeti janë takuar gjatë ditës së sotme për të diskutuar për zgjidhjen e ngërçit politik në Maqedoni.
Sipas mediave lokale, ekziston mundësia që të zgjidhet kryetari i Parlamentit maqedonas dhe kjo ka qenë tema e diskutimit mes Zaev dhe Ahmetit. Ndërkaq, agjencia e lajmeve “Ina”, raporton se nëse nuk krijohen rrethanat që sonte të zgjidhet kryeparlamentari, atëherë kjo gjë do të ndodhë nesër në ora 18:00 dhe më pas do të nisin procedurat për zgjedhjen e kabinetit të ri qeveritar.
Agjencia “Ina” ka bërë gjithashtu edhe një paralajmërim. Sipas saj, nuk përjashtohet mundësia që Presidenti i Maqedonisë Ivanov të shpallë gjendje lufte, me pretendimin se po rrezikohet karakteri unitar i vendit.
Në ditëlindjen e 24-të, Dj Gimbo i sjell defatore Selin Boll...
“40 forca policie me jelek antiplumb”, si u vra efektivi 34-...
Njësia A3 e termocentralit `Kosova A` rikthehet në prodhim
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...