Bëhen publike faktet e reja lidhur me përgjimet e Nikola Gruevskit, të cilat kësaj radhe kanë të bëjë me rrëzimin e objektit “kosmos”.
Në përgjime bëhet e ditur se si pas zgjedhjeve të vitit 2011 Nikolla Gruevski urdhëron ministrin e transportit Mile Janakievskin që të prish objektin “kosmos” si qëllim i hakmarrjes politike ndaj Fiat Canovskit.
Po ashtu gjatë këtyre bisedave ata merren vesh rreth ndryshimeve të planit urbanistik, ku do të ndërtohet në të njëjtin vend një park, dhe se rrënimi duhet të fillojë sa më shpejt.
Ne vazhdim të bisedës, publikohen edhe momentet kur Gruevski interesohet shpesh nga ministri Janakienski se pse është ngadalësuar rrënimi, me ç’rast ministri i transportit i shpjegon se si punëtoret kanë qenë të frikësuar të marrin pjesë në rrënim dhe se ndërtesa ka qenë mjaft e fuqishme për tu rrënuar, e sidomos pjesa e ndërtuar nga një shqiptarë./arbresh.info/
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...