Ne mbështesim një hetim të plotë, të hollësishëm dhe transparent, zv. ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA Matthew Palmer, duke komentuar hetimin për prokuroren speciale, Katica Janeva.
“Akuza të tilla serioze kërkojnë një përgjigje serioze. Nëse ka prova, atëherë një aktakuzë e përshtatshme do të ishte një mundësi për autoritetet dhe Maqedoninë e Veriut që të demonstrojnë respekt për sundimin e ligjit, e cila është bazë që do të ndihmojë Maqedoninë e Veriut të vazhdojë rrugën e saj evropiane. Ne mbështesim dhe inkurajojmë institucionet e Maqedonisë së Veriut që të përfundojnë këtë hetim”, tha Palmer në intervistë për Zërin e Serbisë.
Ai theksoi se është e rëndësishme që të ekzistojë Prokuroria Speciale Publike, e cila do të ketë mandat që adresojë këto çështje dhe sfida.
“Po zhvillohen bisedime midis opozitës OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së nl lidhje me parametrat e ligjit të ri për PSP-në. Është e rëndësishme që këto palë të bashkohen për të negociuar dhe zgjidhur dallimet mes tyre”, tha Palmer.
Sulmi i Iranit ndaj Turqisë-Rama: Shqipëria e dënon me forcë...
Liverpool merr një ‘goditje’ para ndeshjes me Ga...
Kushtetuesja vendos masë të përkohshme ndaj dekretit të Osma...
Tre persona dënohen me burgim efektiv për vjedhje të rëndë
Tebas kundërshton Xavin për rikthimin e Messit te Barcelona:...
Baton Zabërgja i jashtëzakonshëm, realizon gol në ndeshjen e...