Gjendja aktuale dhe marrëdhëniet ndërmjet Armenisë dhe Azerbejxhanit ishin temat kryesore të takimit të sotëm të kryetarit të OSBE-së dhe ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, me ministrin e Punëve të Jashtme të Armenisë, Ararat Mirzoyan.
“OSBE-ja mbështet iniciativat për arritjen e një marrëveshjeje paqeje. Është me rëndësi të madhe që përfundimisht të zgjidhen çështjet e kahershme dhe të normalizohen marrëdhëniet mes jush si partnerët tanë të rëndësishëm. Në fund të ditës, ju dhe qytetarët e Armenisë dhe Azerbajxhanit do të keni përfitimin më të madh nga një marrëveshje paqeje e qëndrueshme”, tha
Osmani në takimin me Mirzoyan.
Osmani u interesua për statusin e marrëveshjes së paqes, po ashtu edhe për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend, dhe edhe për gjendjen e të arrestuarve armenë, në Nagorno-Karabakh.
Ai shtoi: “Më lejoni të theksoj mbështetjen time të plotë për përpjekjet e vazhdueshme të ndërmjetësimit dhe për të vendosur stabilitet në terren. Shpresoj që përvoja dhe përparësitë e OSBE-së mund të përdoren në mënyrë më aktive për sigurinë në kontekstin tuaj”.
Osmani dhe Mirzoyan diskutuan po ashtu shqetësimet e Armenisë rreth ”Korridorit Laçin” dhe impaktit të tij ndaj jetesës së njerëzve dhe banorëve të kësaj zone.
”Është për qytetarët, e me frymën e presidencës e kuptoj shqetësimin e Armenianëve. Unë inkurajoj të gjithë që të vazhdojnë me negociatat për dallim nga përdorimi i forcës dhe detyrimit në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Kjo vlen edhe për çështjet e Demokracisë dhe hapjen e linjave të komunikimit” shtoi Osmani.
Siç theksoi Osmani, procesi i negociatave mund të jetë i ndërlikuar dhe i vështirë, por duhet të mbizotërojë perspektiva e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe stabilitetit të përhershëm.
Gjatë ditës, Osmani do të takohet edhe me presidentin e Armenisë, Vahan Khachaturian, kryeministrin Nikol Pashinyan dhe një delegacion të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së nga Asambleja Kombëtare e Armenisë./Telegrafi/
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...
18 prill, finalja e madhe e Big Brother Vip Albania