Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani ka thënë sot në konferencë për shtyp se në Maqedoni të Veriut nuk ka nevojë për shumicë të re kuvendare e as për zgjedhje të parakohshme, pasi sipas tij, qeveria është stabile dhe pritet të rritet.
“Ne si parti jemi të kënaqur me rezultatet e zgjedhjeve lokale, ku ne kemi fituar rreht 130 mijë vota nga qytetarët. Likova, Saraji dhe Pllasnica që i fituam që në rrethin e parë janë garancë për punën e BDI-së. Punojmë cdo ditë në terren për të siguruar epërsinë në komuna ku jemi në balotazh. Shkupi është më i sigurtë me komunikimin dhe besimin në mes dy etnive dhe për këtë është e drejtë të mbështesim Petre Shilegov. Mund të them se nuk ka nevojë për qeveri të re dhe shumicë të re parlamentare”, tha Osmani.
Ai gjithashtu tha se BDI është e bindur se do të fitojnë edhe në rrethin e dytë në komunat ku janë në balotazh me OBRM-PDUKM, PDSH-në, ASH-në dhe Lëvizjen Besa.
Suhareka feston ditëlindjen e Vjosa Osmanit me tortë dhe qir...
Kurti: Këtë vit do të kemi municionet e para me vulën “Made ...
Kosova vendi i dytë më i varfër në Evropë, Musliu-Shoshi: Qy...
Kurti ndalet në Arllat për kafe dhe ëmbëlsirë, sonte tubimi ...
Mbi 117 mijë aplikime nga diaspora, numri mund t’i afrohet r...
Trump bisedë telefonike me Netanyahun – flasin për Ira...