Nëpërmjet një njoftimi të partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM thuhet se “Zoran Zaevi dhe qeveria kriminale që ai e udhëheq e shndërruan shtetin në krim dhe korrupsion. Në vend të procedurave penale kundër funksionarëve në pushtet kemi amnisti nga kryeministri”.
“Zoran Zaevi është i vetmi kryeministër i amnistuar në Evropë, ai është njeriu që i amnistoi të gjithë krimet e funksionarëve në pushtet që u kapën në punë të dyshimta”, njoftojnë nga OBRM-PDUKM, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas tyre, Zoran Zaev e ka amnistuar Dragi Rashkovskin dhe se nuk ka kërkuar as dorëheqjen e tij dhe as ka bërë thirrje për hetime ndaj tij. Nga OBRM-PDUKM përmendin se Zoran Zaevi ka amnistuar Koço Angjushevin dheJovan Despotovskin.
“Zoran Zaevi i amnistoi dhjetëra raste për nepotizëm, bijtë dhe bijat e funksionarëve të tij të punësuar në administratën shtetërore”, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM-së.
Konjufca pranon raportin e BE-së për zgjedhjet
Ambasadorja amerikane në Greqi: Shqipëria partner i palëkund...
LVV e vazhdon vetëm seancën për zgjedhjen e Presidentit, Hax...
Policia në Pejë arreston një person për vjedhje të rënda
Albulena Haxhiu flet me dikë në telefon para vazhdimit të se...
Vet u tërhoq, Mulhaxha-Kollçaku bën thirrje që të votohet Ru...