OBRM-PDUKM kërkon të shpallet gjendje krize në Kumanovë dhe Prilep

17:05 | 17 Prill 2020

Darko Kostovski nga OBRM-PDUMM nëpërmjet një konference për shtyp kërkon që në Kumanovë dhe Prilep të shpallet gjendja e krizës.

Sipas opozitës maqedonase gjendja në këto dy qytete del jashtë kontrollit dhe mos vendosja e masave në kohë ka bërë një gjendje të tillë, njofton Telegrafi Maqedoni.

“I infektuar është shtabi i krizës në Kumanovë, mjekë të infektuar, ndërsa Qeveria nuk po ndërmerr masa më efikase”, tha Kostovski dhe përsëriti qëndrimin e partisë së tij se është e domosdoshme shpallja e gjendjes së krizës në Kumanovë dhe Prilep.

Nga OBRM-PDUMM akuzojnë se LSDM ka lënë 140 të punësuar në rrugë dhe tani jep ndihma për t’u fotografuar me to.

“Ndihma humanitare që po e shpërndajnë s’është asgjë tjetër përveç se një ryshfet”, shprehet ai duke i bërë thirrje Komisionit Anti-korrupsion dhe Prokurorisë Publike që të hetojnë rastet me shpërndarjen e ndihmave.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara