Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media thekson se arrestimi i Bojan Jovanovskit i njohur si “Boki 13” është vetëm një pjesë e tregimeve reket të pushtetit.
Nga kjo parti thonë se ata që nuk kanë pasur fat ta ndjejnë në lëkurën e tyre reketin e pushtetit, janë funksionarë të afërt me LSDM-në dhe Zaevin, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Kush janë Kiki dhe Friki, nga tregimet reket të publikuara në media? Kush është prokurori publik dhe pse identiteti i tij fshihet? Ky është krim institucional, që është e pamundur të zbatohet pa dijen e kriminelit të falur Zoran Zaev”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Ata shtojnë se hetimi duhet të vazhdojë dhe të ketë përgjegjësi për të gjithë aktorët të cilët sipas tyre, janë pjesë e qeverisë dhe LSDM-së./Telegrafi/
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...