Prokuroria Themelore Publike në Shkup sot në Gjykatën Penale ka dorëzuar aktin prokuror kundër dhjetë personave për tentim vrasjen e deputetit Ziadin Sela.
“Të akuzuarit, së bashku me persona tjerë të cilët për momentin nuk u është vërtetuar identitetit, kanë tentuar ta vrasin të lënduarin Ziadin Sela. Një pjesë e të akuzuarve kanë shfrytëzuar lëndë të forta, me të cilat e kanë goditur të dëmtuarin dhe i kanë shkaktuar lëndime seioze për jetën e tij. Të akuzuarit tjerë veprën e kanë kryer me grushta”, njoftoi Prokuroria, përcjell telegrafi maqedoni.
Prokurori Publik ka dorëzuar edhe propozim për vazhdimin e masës së paraburgimit për dhjetë të akuzuarit, ndërsa për njërin prej tyre masën e arrestit shtëpiak.
“Prokuroria vlerëson se ekzistojnë baza ligjore për vazhdimin e masës së kërkuar për siguri, pasi ekziston bazë për arratisjen e tyre, ndikim mbi dëshmitarët, si dhe kryerje të veprave tjera penale”, thonë nga Prokuroria.
“Drejtësi, jo politikë!” – Hamza shpërndan pamje nga përgati...
Shën Valentini mes natyrës: Rama ndan një zemër nga Banjat e...
Rubio thotë se SHBA-ja dhe Evropa janë bashkë
Hovenier: Kosova humbi disa mundësi për 1 vit, anëtarësimi n...
Mbi 1 mijë e 300 biznese u shuan gjatë vitit 2025, dominon m...
“Askush mbi klubin”, Luis Enrique me nervozizëm i vendos vij...