Deri në fund të muajit prill pritet të dorëzohen në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut propozim-ndryshimet ligjore që kanë të bëjnë me sigurinë në trafik, ndërsa zbatimi i sistemit të kamerave inteligjente “Safe City” është planifikuar të nisë më 1 janar 2026.
Ministri i Brendshëm maqedonas, Pançe Toshkovski, deklaroi se për vënien në funksion të këtij sistemi është e nevojshme të ndryshohen të paktën pesë ligje, raporton AlsatM.
Ai sqaroi se faza testuese do të ketë për qëllim informimin e qytetarëve dhe rritjen e kulturës në trafik, përpara se të nisë ndëshkimi për shkeljet.
Si do të funksionojë sistemi “Safe City”?
Sistemi do të identifikojë automjetet përmes targave, duke i lidhur ato me pronarin e makinës. Në rast të një shkeljeje të rregullave të trafikut, do të krijohet një procesverbal, i cili do të dokumentohet me fotografi.
Pronari i automjetit do të marrë njoftim përmes mesazhit SMS ose përmes adresës elektronike, ku do të informohet për shkeljen dhe urdhërpagesën kundërvajtëse.
Pamja e parë e SMS-it ose njoftimit elektronik do të jetë e strukturuar në mënyrë të qartë, duke përfshirë detajet e shkeljes, datën, vendndodhjen dhe shumën e gjobës. Ky sistem synon të rrisë disiplinën në trafik dhe të ulë numrin e aksidenteve përmes monitorimit të vazhdueshëm dhe penalizimit të shkelësve.
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...