Ish-kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta në emisionin ‘Politica’ në televizionin Globi tha se do të garojë në zgjedhjet lokale të vitit 2021 dhe se për këtë e ka marr edhe bekimin e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti dhe degës së kësaj partie në Gostivar.
“Qytetarët kanë kërkuar që të garoj sërish. Pasi kam marr bekimin e liderit, Ali Ahmeti dhe të degës së Gostivari, tani mbeten anketimet e brendshme të partisë dhe nëse më nxjerrin të parin, unë jom i gatshëm t’i shërbej sërish qytetit të Gostivarit”, tha nënkryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
Bejta kritikoi pushtetin aktuale të Komunës së Gostivarit për ndërtime pa leje, shpenzime në mish dhe gjëra të tjera dhe për punësime partiake.
Bejta përmendi edhe tre projektet janë gati për Gostivarin në mandatin tjetër duke përfshirë këtu deponinë ‘Rusino, sistemi ujësjellësit dhe ndërtimi i rrethrrotullimit në dalje të qytetit, përkatësisht te pikëpagesa.
Abdixhiku: Kanë mbetur më pak se dy orë, dilni e votoni, për...
Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro zhvillimit, mos i nga...
Shqyerja e fletëvotimit, Pula: Parashihet dënim nga 1 deri n...
Tensione në Francë përpara Kupës së Botës: Mbappe në konflik...
KQZ përditëson të dhënat – Deri në orën 17:00 votuan 27,87% ...
Pjesëmarrje e ultë në zgjedhje, Çeku: Dilni dhe votoni, për ...