Rishikimi publik i Listës zgjedhore për zgjedhjet lokale do të nisë nesër dhe do të zgjasë deri më 9 shtator.
KSHZ do të rishikojë të dhënat e reja në Listën e votuesve, të cilat do të përdoren në ditën e zgjedhjeve.
Brenda këtij afati, qytetarët duhet të paraqesin kërkesën për regjistrim, fshirje ose shtesë në Listën zgjedhore me shkrim në njësitë rajonale ose zyrat e KSHZ -së ose t’i drejtohen në mënyrë elektronike Komisionit dhe të paraqesin dëshmitë e duhura.
Afati i fundit për përfundimin e Listës Zgjedhore me të gjitha ndryshimet, si nga qytetarët ashtu edhe nga partitë politike, është 24 shtatori, ndërsa Lista Zgjedhore duhet të nënshkruhet përfundimisht deri më 1 tetor.
Qytetarët mund t’i kontrollojnë të dhënat e tyre në Listën e Votuesve përmes uebfaqes së Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) www.sec.mk ose në https://izbirackispisok.gov.mk/.
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar