Në takimin jo formal të Ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së ka patur një gatishmëri më të mëdhe për filluar procesin e bisedmeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Pas takimit të zhvilluar në Helsinki, ministri i Jashtëm finlandez, Pekka Haavisto deklaroi se kolegët e tij shpresojnë se përfundimisht do të ecet drejt negociatave.
“Sipas mendimit tim, në takim kishte më shumë pritshmëri pozitive që në një pikë ne duhet të vazhdojmë me bisedimet me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, ka deklaruar Haavisto.
Edhe ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas deklaroi se “BE duhet të ketë interes në rajon” dhe duhet të ndalojë shtetet e tjera që të rrisin influencën aty.
Vendimi përfundimtar për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të merret më 18 tetor, në samitin e liderëve të BE-së./TCH
Përfundon dita e parë e bisedimeve për paqe midis Rusisë dhe...
Pse gjyqtari kryqëzoi krahët pasi u alarmua nga Viniciusi pë...
Presidenti izraelit uron Osmanin për 17 shkurtin: Zhvillim p...
Walker për katërshen e UÇK-së: Të pafajshëm – t’i mbajnë lar...
Al-Jazeera raporton për marshin masiv në mbrojtje të ish-kre...
Hulumtimi: ChatGPT nuk është i mirë në bërjen e diagnozave