Ministrat për Punë të Jashtme të vendeve të BE-së, sot në Bruksel do të bisedojnë për metodologjinë e re për negociatat anëtarësuese të propozuara nga Komisioni Evropian, por nuk do të miratojnë përfundime derisa nuk publikohen raportet e progresit për Shkupin dhe Tiranën.
Në rend dite të Këshillit për Punë të Përgjithshme të BE-së sot janë paraparë edhe diskutime për samitin e radhës të liderëve dhe për negociatat për partneritetin e ardhshëm të BE-së me Mbretërinë e Bashkuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Pasi të përfundojnë këto diskutime, ministrat parashohin pikë informative dedikuar metodologjisë së re për zgjerim, që e publikoi Komisioni Evropian para disa javëve.
Pritet të përsëritet që reformat në metodologjinë të zhvillohen paralelisht me hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, por nuk do të mund të sjellin asnjë përfundim, derisa vendet anëtare nuk e shqyrtojnë raportin e progresit për këto vende.
Raportet e Komisionit Evropian për Shkupin dhe Tiranën pritet të publikohen javën e ardhshme, në mes 2 dhe 5 mars, sipas informacioneve nga Këshilli i BE-së.
Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...