Në Shkup gjatë kontrolleve të përforcuara janë shqiptuar gjithsej 232 masa prej të cilave 34 janë për tejkalim shpejtësie, 15 për vozitje pa leje dhe katër pa regjistrim.
Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar 14 dënime për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, gjashtë për mospërdorim të rripit të sigurisë dhe 47 gjoba për këmbësorët.
Aksionet të këtilla do të ketë edhe gjatë ditëve të ardhshme.
“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë./Telegrafi/
Parashikimi i motit për këtë të martë në Shqipëri
Trump: Ka shumë mundësi për një marrëveshje bërthamore me Ir...
Mosekzekutimi i pagave: Punëtorët teknikë të shkollave në Pr...
Sot i jepet lamtumira e fundit 43-vjeçarit që vdiq tragjikis...
KQZ shqyrton përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme të 7 qe...
Moti i ndryshueshëm në Kosovë, me diell dhe reshje lokale sh...