Komisioni Shtetorir i Pengimit të Korrupsionit vlerson se radhitja e Maqedonisë së Veriut në vendin e 111-të në listën botërore vjen si rezultat i ndikimit të politkës në shoqëri.
Ata presin që të zbatohen rekomandimet e tyre në pengimin e korrupsionit në vend.
Ndikimi i politikës shihet më tepër në keqpërdorimin e pozitës zyrtare, familjarizëm, klientelizëm, etj. Këto dukuri janë të shpërndara gjerësisht dhe nuk ka energji të mjaftueshme për t’i mënjanuar, përcjell telegrafi maqedoni.
Sipas Biljana Ivanovskës, mbetet që rekomandimet e Komisionit të zbatohen, pasi janë rekomandim edhe i Komisionit Europian.
Në lidhje me këtë radhitje të vendit ka reaguar edhe OBRM-PDUKM-ja opozitare. Sipas tyre, në qeverisjen e kësaj partie, Maqedonia e Veriut kishte rezultate më të mira, ndërkaq tani vendi ka rënë 21 vende më poshtë.
Mirëpo, ndryshe mendon Ljupço Nikollovski, i ngarkuar për luftimin e kësaj dukurie. Sipas tij, rangimi paraqet perceptim të qytetarëve dhe kjo s’do të thotë se vërtet ka aq shumë korrupsion në vend.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës