Autoritetet në Maqedoninë e Veriut kanë mbyllur 15 restorante pasi një zjarr në një disko në Koçan vrau 59 persona.
Objektet e hotelerisë, kryesisht kabaretë, klubet e natës dhe diskotekat, janë mbyllur për shkak se nuk kanë leje të vlefshme operimi, tha Marija Miteva, zëdhënëse e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, raporton Anadolu.
Ajo vuri në dukje se Inspektorati Shtetëror i Tregut ka kryer 50 kontrolle në objektet e regjistruara si kabare dhe diskoteka, duke konstatuar se vetëm 22 kishin licencë të vlefshme, ndërsa 15 nuk kishin ose kishin licencë të skaduar.
Inspektorati Shtetëror i Tregut ka ndaluar funksionimin e të gjitha objekteve pa leje.
Nga zjarri në një lokal nate në Koçan, i shkaktuar nga mjetet piroteknike, humbën jetën 59 persona dhe mbi 150 të tjerë u plagosën, të paktën 20 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.
U konstatua se lokali i natës nuk kishte licencë për të funksionuar.
Në Maqedoninë e Veriut është shpallur shtatë ditë zie.
Juventusi i bindur se do të arrijë marrëveshje me yllin e Ma...
Karantinë për 42 ditë, pacienti francez pozitiv me hantaviru...
Agim Veliu përfshihet në listën e deputetëve të LDK-së
Ardian Gjini bartës i listës së AAK-së për zgjedhjet e 7 qer...
Mësimdhënësja në Ferizaj gjen portofolin me mbi 2 mijë euro ...
Ramiz Lladrovci kritikon vendimin e PDK-së për Fatmir Limaj:...