Serbët po protestojnë pranë vendit ku po mbahet festivali “Mirëdita – Dober dan” për ditën e dytë radhazi. Sot pjesëmarrja e protestuesve është më e madhe, derisa ka filluar të shfaqet dokumentari për gruan nga Gjakova, Ferdonije Qerkezin, raporton Gazeta Express nga Beogradi.
Dje festivali ka nisur me një numër tejet të vogël të protestuesve dhe me numër të madh të forcave policore që kishin rrethuar objektin ku nisi festivali i organizuar nga organizatat joqeveritare të Kosovës dhe të Serbisë.
Express raporton që disa serbë janë mbledhur edhe sot dhe po vazhdojnë të brohorasin kundër paraqitjes së artit nga Kosova.
Ndërkaq gazetarët nga Kosova nuk po lejohen të marrin pamje nga ajo se cfarë po ndodhë në Beograd.
Trump për Macron: Shumë shpejt do të largohet nga detyra
Kancelari gjerman Merz: Bombardimi i Iranit i kotë, regjimi ...
Skandal në Afrikë: Senegalit i hiqet titulli i Kupës së Afri...
Moti nesër i vranët, temperaturat arrijnë deri në 13°C
Reali e mposht Cityn edhe në “Etihad”, siguron ç...
Tragjedia në Vjenë, raportohet se tre nga viktimat janë nga ...