Kirurgu nga Struga, Vlladimir Koçoski ndërron jetë në klinikat e Shkupit nga komplikimet e shkaktuara nga Covid-19.
Informacionin për MIA-n e konfirmoi drejtori i Spitalit të Përgjithshëm në Strugë, Muhamed Asani, i cili shprehu keqardhje për humbjen e madhe të kolegut dhe profesionistit të madh.

“Doktor Koçoski nga Covid-19 u mjekua në Spitalin e Strugës, pastaj u transportua në Klinikën Infektive në Shkup, ku u mjekua për gati tre javë. “Pasi mori test negativ të korona virusit, gjendja e tij u përkeqësua dhe ai vdiq nga ndërlikimet e shkaktuara nga virusi,” deklaroi Asani.
Koçoski është viktima e parë e Covid-19 nga personeli mjekësor në Spitalin e Strugës, ndërsa dje nga mjekimi nga Klinikat e Shkupit u kthye doktor Zoran Kostojçinoski dermatolog në spital.
Në Spitalin e Përgjithshëm në Strugë, siç informoi drejtori, për momentin rreth 20 persona të personelit mjekësor janë pozitivë për Covid-19./ina/
Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Parashikimi i motit për të enjten
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...