Ndërhyrja e Serbisë dhe joshja financiare, për serbët kosovarë, vlerësohet se do të ketë ndikim tek elektorati i pakicës serbe edhe në këto zgjedhje.
Thirrja e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, që pakica serbe ta mbështesë Listën Serbe, shihet rrezik për tërheqje të kandidatëve të partive të tjera të serbëve lokalë, nga gara zgjedhore.
Pas tërheqjes së dy kandidatëve nga partia e Nenad Rashiqit, presioni i rritur nuk i jep siguri as Aleancës Kosovare të Goran Marinkoviqit, i cili mbetet skeptik nëse kandidatët e partisë së tij do t`i bëjnë ballë presionit, frikës e joshjes.
Njohës të fushës nënvizojnë se serbët kosovarë, edhe nëse nuk i besojnë Listës Serbe, mbështetja që ajo ka nga Serbia, i vë ata përballë lidhjes me institucionet serbe dhe shmangies së konfrontimit si rrugë me rezistencë më të vogël.
Ditë më parë, Serbia shpalli konkurse për 350 vende të reja pune në sistemin paralel shëndetësor në Kosovë.
Kjo është praktikë e ndërhyrjes që Serbia e përdor në çdo cikël zgjedhor, që pasqyron vetëm mashtrim për të blerë vota e për të ndikuar në rezultatin zgjedhor të së dielës./rtk
Sinani uron Kurtin: Presheva do të jetë kontribuese aktive n...
Kallas: Formimi i qeverisë së re të Kosovës është një lajm i...
Lulzim Hetemi uron Albin Kurtin për rizgjedhjen kryeministër
Cikloni vret 20 persona në Madagaskar
Komisionerja Marta Kos përshëndet formimin e qeverisë së re ...
Ambasada e Gjermanisë uron Kurtin për rizgjedhjen kryeminist...