MPB në Maqedoni të Veriut njofton se sot në orët e mëngjesit kanë ndaluar një 25-vjeçar nga Kosova për shkak se ka tentuar të ikë nga kontrollet doganore në vendkalimin kufitar në Bllacë.
“Më datë 15.03.2023, në ora 04:55, I.D.(25) nga Kosova, i cili drejtonte automjetin “Seat” me targa të Shkupit, nga ana e zyrtarëve policorë është ndaluar në vendkalimin kufitar “Bllacë”.
Gjegjësisht, rreth orës 04:45 në vendkalimin kufitar Bllacë, gjatë hyrjes në shtet, nuk është ndalur me veturën në policinë kufitare apo kontrollin doganor dhe ka tentuar të arratiset për në Shkup, por pas masave të marra nga zyrtarët policorë, në rrugën për Bllacë të Poshtme, është gjetur dhe ndaluar”, thonë nga MPB.
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira