Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë së Maqedonisë, Muhamed Zekiri ka njoftuar përmes një statusi në Facebook në lidhje me vendimin e Prokurorisë për hetim ndaj tij për keqpërdorim të detyrës zyrtare ku thotë se beson në institucionet e sistemit, drejtësi dhe të vërtetën.
“Gjatë karrierës sime gjithmonë kam zgjedhur rrugën e vërtet, rrugën e ndershmërisë, të drejtës dhe të vërtetës. Andaj duke qëndruar mbi këto vlera të jetës sime të cilave do tu mbetem besnik, jap dorëheqje të parevokueshme nga posti i Sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë së RMV.
Besoj në institucionet e sistemit, besoj në drejtësi dhe besoj se e vërteta do dal në shesh. Të gjitha institucioneve ju qëndroj në dispozicion në çdo kohë për të dëshmuar pafajësinë time.
I nderuari kryeministër, Ju faleminderit për mundësin e dhënë të jem pjesë e përbërjes Tuaj qeveritare dhe Ju faleminderit që besuat në angazhimin dhe përkushtimin tim në punë”, shkruan Zekiri.
Prokuroria sot ka ngritur hetim ndaj funksionarit të lartë të Qeverisë për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ndërsa së bashku me të akuzohen edhe dy shtetas kroat.
Prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për Muhamed Zekirin./Arbresh.info/
Oda Ekonomike me kallëzim penal ndaj ZRRE-së
Shorti i Botërorit 2026: Për herë të parë do të përmenden Ko...
Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, sot seanca paraprake në...
Putin: Rusia do ta marrë Donbasin me forcë nëse trupat ukrai...
Joseph: Asnjë qeveri e Kosovës nuk mund ta përballojë të arm...
OVL e UÇK-së thërret konferencë për media