Ministria për Punë të Jashtme (MPJ) ka dalë me deklaratë zyrtare rreth takimit të sotëm ndërmjet ministrave për Punë të Jashtme, Nikos Kotzias dhe Nikolla Dimitrov.
Takimi, që sipas mediave, zgjati më shumë se tre orë, ka përfunduar, megjithatë MPJ-ja nuk jep detaje se çfarë konkretisht është diskutuar, duke mbajtur kështu qëndrimin e vazhdueshëm për të mos nxjerrë informata jashtë hapësirave, ku zhvillohen takimet.
MPJ-ja deklarohet se pas takimit konstruktiv që është pjesë e tentimeve për gjetjen e një zgjidhje të pranueshme për të dy palët për tejkalimin e çështjes së emrit, ministrat janë pajtuar që të vazhdohet me tentimet për zgjidhjen e kësaj çështje, nën ombrellën e OKB-së./Telegrafi/
Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Parashikimi i motit për të enjten
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...