Ministria e Punëve të Jashtme kumtoi se deri tani nuk kanë kërkesa për ndihmë nga qytetarët e Maqedonisë për zjarret në Greqi dhe u rekomandon shtetasve të Republikës së Maqedonisë t’u shmangen udhëtimeve në rajonet e Atikës në rrethinën e Athinës.
“I informojmë qytetarët se tani për tani qytetarët e Maqedonisë nuk kanë kërkuar ndihmë në Përfaqësinë tonë diplomatiko-konsullore në Athinë. Për shkak të zjarreve në Greqi është shpallur gjendje e jashtëzakonshme”, citon MPJ.
Kontakt telefoni i Përfaqësisë diplomatike konsullore të Republikës së Maqedonisë në Athinë është 0030 694 474 3071.
KQZ hap afatin për korrigjimin e pasaktësive në Listën e Vot...
Trumpi paralajmëron sulme “shumë më të fuqishme” nëse Irani ...
Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së...
Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj...
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...