Ministria për Punë të Brendshme bën të ditur se gjendja e sigurisë në Dibër dhe Qendër Zhupë, ku është shpallur gjendje krizë, gjatë 24 orëve të fundit ka kaluar qetë dhe pa tubime të regjistruara njerëzish në vende publike, prishje të rendit publik, vjedhje dhe pa aksidente.
Siç njoftojnë nga MPB, po vazhdojnë kontrollet në lokale dhe markete, klube nate, fitnes salla dhe bastore, me qëllim që të respektohen masat për parandalimin e përhapjes së coronavirusit, njofton Telegrafi Maqedoni.
Gjatë kontrollit, policët e Dibrës kanë konstatuar se L.O (42), pronar i një lokale dhe B.L (26) pronar i një internet kafe, që të dy nga Dibra, nuk kanë respektuar masat dhe rekomandimet e qeverisë për ndalim për punë në lokale dhe ndaj tyre do të parashtrohet kallëzim penal.
MPB ju bën apel qytearëve të Dibrës dhe Zhipës por edhe të shtetit që të respektojnë masat qeveritare për parandalimin e covid -19 dhe të gjithë ata që nuk respektojnë udhëzimet dhe rekomandimet e dhëna, do të dënohen sipas nenit 206 dhe 206 të Kodit Penal.
Homazhe për Servet Pëllumbi, Edi Rama: Si student para profe...
Kurti fton diasporën të regjistrohet për votim nga jashtë
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me H...
Konjufca kërkon mbështetjen e Irlandës për anëtarësimin e Ko...
Haxhiu në Mitrovicë: 104 persona ende të zhdukur, Serbia pen...
Mbappé ende në pikëpyetje për ndeshjen ndaj Barcelonës