Ministria e Punëve të Brendshme ka autorizuar shqiptarë si zëdhënës, një dukuri që ndodhë për herë të parë në vend, ndërsa spikat fakti se të gjithë janë të gjinisë femërore e që përkon me Ditën e gruas- 8 Marsi, njofton Medial.mk.
Kështu, Merita Shehi do të jetë zëdhënëse në shkallë të MPB-së, Valdete Etemi zëdhënëse në Sektorin e Shkupit, Mirsade Fejzuli zëdhënëse në Sektorin e Kumanovës, Donjeta Veseli zëdhënëse në Sektorin e Tetovës, Merlina Islami zëdhënëse në Sektorin e Ohrit, Shpresa Amedi zëdhënëse në Sektorin e Manastirit.
“Shprehim respekte për femrat shqiptare dhe përkulje për të gjithë ata që kontribuuan për institucionalizimin e Marrëveshjes së Ohrit në sistemin kushtetues – politik të Maqedonisë”, thonë nga kabineti i zv/ministrit Agim Nuhiu./Gazeta Express/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...