Në Maqedoni sot do të mbajë mot me vranësira të shtuara dhe reshje të kohëpaskohshme shiu, fillimisht në zonat perëndimore e më pas në zonat e tjera të vendit. Pasdite dhe gjatë natës reshjet do të jenë më të bollshme dhe të rrëmbyeshme në disa vende (lokalisht mbi 30 l/m2).
Temperaturat minimale do të jetë në interval prej 9 °C deri në 14, ndërsa ato maksimale prej 15 °C deri në 19 °C, njofton Administrata për Çështje Hidrometeorologjike.
Në Shkup do të mbizotërojë mot me vranësira gjatë gjithë ditës, ndërsa pasdite dhe gjatë orëve të natës, do të ketë reshje shiu.
Temperatura minimale do të zbresë deri në 12 °C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 18 gradë.
Trump për Macron: Shumë shpejt do të largohet nga detyra
Kancelari gjerman Merz: Bombardimi i Iranit i kotë, regjimi ...
Skandal në Afrikë: Senegalit i hiqet titulli i Kupës së Afri...
Moti nesër i vranët, temperaturat arrijnë deri në 13°C
Reali e mposht Cityn edhe në “Etihad”, siguron ç...
Tragjedia në Vjenë, raportohet se tre nga viktimat janë nga ...