Ministri i Punëve të Jashtme të Sllovakisë, Mirosllav Lajçak, në Këshillin e ministrave të punëve të jashtme të BE-së në Luksemburg, në të cilën u miratuan përfundimet për Maqedoninë, për mediat e përshkroi debatin e ministrave për Maqedoninë.
“Diskutimi i tregoi qëndrimet e anëtarëve të BE-së. Disa tërësisht e akuzuan qeverinë, disa thanë që t`i lëmë maqedonasve që vet ta zgjedhin problemin. Sllovakia kërkon një qasje më aktive të BE-së për t`u futur në proces.
Duhet që të sigurohemi se do të kemi një hetim të pavarur për ngjarjet në Kumanovë dhe për incizimet e fshehta dhe të sigurohemi se zgjedhjet do të janë transparente dhe të lira. Njashtu pas 23 viteve stagnim në kontestin me emrin, ka nevojë për qasje të re, pasi që kjo çështje po e bllokon Maqedoninë në rrugën e saj euroatlantike.
BE nuk mund të pretendoj që të jetë një mbikëqyrës i pafajshëm, Maqedonia është vendi i vetëm në rajon në të cilën është më keq se para dhjetë viteve, nuk mund të çlirohemi nga përgjegjësia e jonë si BE. Megjithatë, në vend që të tregojmë me gisht dhe të akuzojmë, me të vërtet duhet që t`i zgjedhim problemet. E ftojmë komisarin Han që të vazhdojë me angazhimin e tij me partitë politike, deklaroi Lajçak për mediat.
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...
Shefi i OBSH-së viziton zonën më të goditur nga Ebola në Kon...
Diell dhe mundësi për reshje shiu, parashikimi i motit për t...
Nesër përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja ...
Protestat e qytetarëve kundër projektit në Zvërnec, pezulloh...