Kryetari i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski në emisionin 360 shkallë në Alsat ka komentuar edhe çështjen se kush do të formojë Qeverinë e ardhshme dhe se a do të respektohet parimi i njohur fituesi me fituesin, gjegjësisht partia fituese tek maqedonase dhe ajo tek shqiptarët.
Ai për herë të parë ka theksuar se parimi i tyre do të jetë programi me programin, dhe jo praktika e deritanishme.”Mendoj se më tepër duhet të fokusohemi tek parimi programi me programin dhe kjo duhet të jetë praktika në të kaluarën në skenën politike. “, theksoi Mickoski, përcjellë INA.
Ai nënvizoi nevojën për një program të përbashkët që do të realizonte pritjet e qytetarëve. Mickoski shtoi se pavarësisht se si do të quhet partia shqiptare ASH, BDI, BESA apo PDSH, në të ardhmen do të vendosin programet e partnerëve të koalicionit. Ai tha se është i bindur se partia e tyre në zgjedhjet e ardhshme do të fitojë së paku 61 deputetë.
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...