Çmimi i ri i rrymës është rezultat i punës së papërgjegjshme të kompanive shtetërore energjetike, ka thënë kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski.
Sipas tij, menaxhimi i dobët dhe krimi në TEC Manastir dhe në termocentralet shtetërore, do ta thellojnë krizën energjetike.
“Për kryesinë e TEC Manastir dhe kompanisë EMV – do të ketë përgjegjësi për këtë që e bëni.
Qeveria e ardhshme e udhëhequr nga OBRM-PDUKM do të kërkojë përgjegjësi për atë që keni bërë në katër vitet e fundit, e sidomos tani që po luani me fatet e njerëzve, me jetët e njerëzve, para festave të mëdha krishtere, Krishtlindjeve dhe Buzmit”, tha Hristian Mickoski.
Përmirësohet cilësia e ajrit në Prishtinë
Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo...
Një i vdekur dhe 10 të plagosur nga një sulm rus
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
“Mallkimi” i Krishtlindjeve – A do të arri...
Gmail po ndryshon rregullat? Adresa juaj e email-it mund të ...