Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, ka deklaruar se deputetët e tyre do ta mbështesin iniciativën e ASH-së dhe Alternativës për interpelancë ndaj ministrit për Punë të Brendshme, Oliver Spasovski.
Ai pret që së bashku me deputetët e opozitës shqiptare të ketë shumicë për ta votuar interpelancën, dhe Spasovski të largohet nga funksioni.
“Do të mbështesim partitë e opozitës shqiptare, pasi Spasovski është mbrojtësi më i madh i këtij krimi që sundon në Maqedoni në këto vitet e fundit. Kemi edhe argumentet tona pse do ta mbështesim këtë interpelancë, për këtë arsye shpresoj në debat të mirëfilltë dhe mbështetje nga shumica”.
“Nuk është vetëm kjo, ka shumë afera rreth tij që do t’i dëgjoni ditëve të ardhshme, siç janë dyfishimi i numrave amë, numri i nënshtetësive dhe kujt i janë dhënë ato nënshtetësi”, tha Mickoski./Telegrafi/
Zbulohet plani prej 800 miliardë dollarësh SHBA-BE për Ukrai...
Osmani për Bordin e Paqes: Do të ndihmojë vendet anembanë bo...
Ivanka Trump publikon sërish foto nga Vlora: Shqipëria është...
Nottingham Forest huazon sulmuesin e Napoli
Të hënën protestë e transportuesve në Maqedoninë e Veriut, p...
Aksioni në Prizren, 4 prokurorë dhe 200 zyrtarë policorë u a...