Lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, tha se nevojiten zgjedhje të parakohshme parlamentare në të cilat, siç tha, njerëzit do të vendosin nëse janë për një Maqedoni të Veriut të poshtëruar ose do të jenë për një Republikë të Maqedonisë përparimtare dhe të suksesshme.
“Sot, nën udhëheqjen e Zaevit, Maqedonia është më e ndarë, më e pambrojtur dhe më e dobët. Kështu që nevojiten zgjedhje të parakohshme parlamentare. Zgjedhjet në të cilat ju, populli, do të vendosni nëse jeni për një Maqedoni të Veriut të poshtëruar apo do të jeni për një Republikë të Maqedonisë përparimtare dhe të suksesshme. Zgjedhje në të cilat të fitojmë ndaj errësirës. Zgjedhje me të cilat do të sjellim agimin. Kjo është lufta e brezit tonë dhe si rrjedhojë e agimit të lirisë. Zgjedhje për Republikën e Maqedonisë”, tha Mickoski./Telegrafi/
Alvarez futet në “radarin” e Perezit, Atletico g...
Zv.kryeministri i Belgjikës: Asnjë parti s’mund të qeverisë ...
Memoriali i Adem Jasharit, Rama: Do të jetësohet zëri i hero...
Top 10 yjet që do të debutojnë në Kupën e Botës 2026: Nga Ha...
Beyer thirrje politikanëve në Kosovë: Të tejkalohet jofunksi...
Gjykatat në Kosovë nën akuza për korrupsion dhe zvarritje – ...