Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristjan Mickoski në një deklaratë për media ndër të tjera ka komentuar edhe vizitën me kamera të presidentit serb Aleksanda Vuçiq, brenda spitalit ku janë duke marr trajtim disa nga të lënduarit e tragjedisë së Koçanit.
Mickoski, tha se ai edhe sot edhe dje ka vizituar pacientë duke rrespektuar të gjitha protokollet që janëm kërkuar nga personeli mjekësor.
“Edhe dje edhe sot nuk do të shihni asnjëherë fytyrë apo të dëgjoni e lexoni emër të pacientit që unë e kam vizituar. Unë as dje e as sot askund nuk kam hy me kamera, qëllimi im në këto vizita është detyra ime si kryeminsitër, është që përmes ju mediave t’t drejtohem opinionit dhe të dërgoj porosi. Dhe ato porosi, vlerësoj se në atë moment janë të rëndësishme për qytetarët, ky është qëllimi im”, ka thënë Mickoski, raporton Alsat.
Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Parashikimi i motit për të enjten
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...