Në Beograd të shtunën u zhvillua parada ushtarake “Forca e Bashkimit”, në të cilën, sipas njoftimeve, morën pjesë rreth 10 mijë njerëz. Parada u mbajt pavarësisht se vendi tash e gati një vit po përballet me protesta gjithnjë e më të mëdha të organizuara nga studentët që po kërkojnë zgjedhje të reja.
Parada nisi me këndimin e himnit kombëtar dhe me zjarr nderi nga anëtarët e Gardës, si dhe me prezantimin e flamurit serb.
Gjatë paradës u ekspozuan 2,500 armë dhe pajisje ushtarake, mbi 600 mjete, 70 avionë dhe 20 anije, sipas mediave serbe. Në aktivitet mori pjesë edhe Milorad Dodik.
Një grup protestuesish u përpoqën ta thyenin kordonin e policisë në vendin ku po mbahet parada, por oficerët përdorën forcë fizike për ta qetësuar situatën.
Parada ushtarake në Beograd përfundoi me shfaqjen e flotës ajrore të vendit. Gjatë kësaj shfaqje fluturuan avionë luftarakë MiG-29 mbi zonën ku u mbajt parada ushtarake.
Ata u shoqëruan nga avionë bombardues “Shqiponja”, të ndjekur nga një fluturim i avionëve transportues “Supergaleb” dhe avionëve stërvitorë “Lasta”.
Anëtarët e Brigadës së 63-të të Parashutistëve kryen një kërcim me parashutë.
E mërkura me vranësira dhe intervale dielli
5 shqiptarë arrestohen në Britani, akuzohen për të paktën 59...
Ushtria amerikane thotë se asnjë anije nuk e kaloi bllokadën...
Nesër mot i paqëndrueshëm, me diell dhe riga shiu
ShBA-të paralajmërojnë Kinën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe...
Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës