Mërgimtarët e Maqedonisë së Veriut do të mund të marrin pasaporta prej ambasadave

13:55 | 26 Gusht 2021

Ministria e Punëve të Jashtme në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme kanë prezantuar sot projektin për instalimin e stacioneve bazë në ambasadat e Maqedonisë së Veriut.

Me këtë projekt mërgimtarëve nga Maqedonia e Veriut do tu mundësohet që çdo ditë të mund të nxjerrin, apo të vazhdojnë pasaportat në ambasadat e vendit tonë në shtetin ku ata jetojnë.

“Për momentin po instalohen tre stacione bazë në Gjermani, në Mynhen, Bon dhe Berlin. Më pas ekipi shkon në Bruksel. Ekipi i dytë shkon në Zvicër, në Bern. Në Vjenë, Lubjanë dhe në Venedikt. pastaj në Stokholm, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Nju Jork dhe Çikago. Në Kanada në Toronto. Në Australi në Melburn”, deklaroi Bujar Osmani, ministër i Punëve të Brendshme.

Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski tha se për herë të parë u mundësohet që qytetarët e diasporës dhe ata vendas të kenë shërbime të barabarta.

“Kemi gjithsej 15 stacione bazë, prej të cilave 9 janë fikse, ndërsa shtatë janë mobile. Këtë sistem do ta përdorin zyrtarët e MPB-së dhe në këtë mënyrë, praktikisht do të fotografojnë, do t’i mbledhim të dhënat biometrike, gjithçka që ka nevojë që dokumenti i udhëtimit të dërgohet për miratim në MPB dhe të prodhohet”, tha Oliver Spasovski, ministër i Punëve të Brendshme.

Për projektin në fjalë, respektivisht për stacionet bazë janë autoritetet kanë shpenzuar rreth 150 mijë euro, para nga buxheti i shtetit. /telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara