Për mbështetjen amerikane në referendum dhe marrëveshjes së Prespës, por dhe konfirmimin e ndikimit rus në Maqedoni, kanë shkruar edhe mediat greke pas vizitës së djeshme të sekretarit amerikan për mbrojtje, James Mattis, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Agjencia ANA-MPA në tekstin me titull “Ndihmën e SHBA-ve për marrëveshjen e Prespës e shprehu sekretari i mbrojtjes Mattis”, i përcjell qëndrimet dhe mesazhin e Mattis në Shkup.
“Duke ju kthyer referendumit që do të mbahet në IRJM më 30 shtator, Mattis tha se qytetarët e vendit kanë një mundësi të vetme që ta shfrytëzojnë referendumin dhe u bënë thirrje që në mënyrë masive të dalin në vend votimet”, shkruan ANA-MPA.
Siç shkruan korrespondentja e AIM-së nga Athina, mediat greke e përcjellin edhe deklaratën e kryeministrit Zoran Zaev se nuk ka dëshmi për ndikimin rus në Maqedoni.
Duke karakterizuar Rusinë “mike të Maqedonisë”, siç shkruan “Kathimerini”, kryeministri Zaev nuk tregoj se i ka ndarë akuzat me amerikanët dhe NATO-n për ndikimin rus në procesin e referendumit.
“Pa asnjë citim të akuzave për ndërhyrjen ruse në referendum në IRJM, pas paralajmërimeve nga Mattis dhe përgjigjja nga Zaev, mbaroi konferenca për shtyp e kryeministrit me sekretarin amerikan në kuadër të vizitës së tij në Shkup”, njofton portali “In”.
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën