Ish-drejtori i Policisë Sekrete Sasho Mijallkov, më 8 mars në orën 12:30 do ta dëgjojë aktgjykimin e parë të PSP-së ndaj tij, në rastin “Titanik 2”. Në seancën e sotme fjalët përfundimtare i thanë të akuzuarit Aneta Stefanovska dhe Sasho Mijallkov.
Ljupço Shvrgovski njëri nga katër avokatët e Mijallkovit, tha se PSP nuk ka dëshmuar fajin e klientit të tij për akuzat me të cilat ngarkohet, e cila siç tha, bazohet vetëm në një bisedë telefonike, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai ju referua edhe mendimit të Gjykatës së Lartë se PSP është organ i paautorizuar për aktakuza, si dhe shtoi se Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve është organ kolektiv dhe vendimet merren me shumicë.
Vendimi për lëndën “Titanik 2” do të jetë i pari për aktakuzat e PSP-së ndaj Mijallkovit. Ai është i akuzuar edhe në rastet “Shënjestra-Fortesa”, “Tortura” dhe “Arka”, ndërsa i dyshuar në lëndën “Perandoria”. Nëse gjykata sjell aktgjykim të dënimit, dënimi për Mijallkovin sipas Kodit Penal duhet të jetë prej 1 deri 5 vite burg.
Ndryshe, në rastin “Titanik 2” të akuzuar janë edhe kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi dhe ish-anëtarët e KSHZ-së Bedredin Ibraimi, Aneta Stefanovska, Vllatko Sajkovski dhe Sasho Srcev.
Ata dyshohen se në mënyrë joligjore kanë ndikuar në prishjen e votimeve në një vendvotim në Strumicë në zgjedhjet lokale të vitit 2013. Në këtë lëndë të akuzuar kanë qenë edhe pesë gjykatës administrativ, por Gjykata e Apelit i liroi nga akuzat.
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...