Muzeu i Alfabetit në Manastir është mbyllur për shkak të projektit për rikonstruktimin e tij, fond i cili shkon në 300 mijë euro dhe pritet të fillojë gjatë muajve të ardhshëm.
Ky është investimi më serioz për këtë institucion pasi prej vitesh ndodhet në një gjendje shumë të keqe.
“Shumë gjëra janë të paqarta, lidhur me funksionimin e mëtejshëm të muzeut. Edhe pse ne kemi planifikuar sesi do të duket kati i parë dhe për çfarë do të shërbejë. Çështja e pronësisë do të duhet të zgjidhet brenda kësaj periudhe, të bëhet kompensimi ose të blihen nga pronari, që duhet të merret përsipër nga Ministria e Kulturës për ta zgjidhur”, ka thënë për “KOHA” drejtori Nuer Arsllani.
Hapja e ish shtëpisë së Alfabetit si muze dhe pjesë e trashëgimisë historike dhe kulturore të shqiptarëve nuk u mirëprit mirë në këtë qytet dhe se në përvjetorët e Kongresit dhe në festa të tjera, godina është sulmuar disa herë, duke tentuar djegien e saj, zhgarravitjen e fasadës me parulla antishqiptare, thyerjen e dritareve, e të tjera.
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...