Kuvendi dje i votoi ndryshimet e Ligjit për akciza në pajtim me të cilat dizeli dhe nafta për ngrohje nga 1 janari i vitit 2018 do të shtrenjtohen për 3,5 denarë. Një vendim i tillë i Qeverisë, ende pa u miratuar zyrtarisht nga ana e Parlamentit, i bëri të ndarë bujqit.
Disa mendonin se çdo pagesë shtesë është barë për prodhimtarinë dhe kërkojnë rishqyrtim të vendimit ose përjashtim të tij nga pjesa e agrarit, ndërsa disa të tjerë, se shtrenjtimi i naftës për 3,5 denarë nuk do të jetë shpenzim i madh.
Gjatë debatit kuvendor dje edhe deputetët e opozitës theksuan se rritja e akcizës, veçanërisht në bujqësi, është masë shumë e papëlqyeshme e cila do të sjellë deri në shtrenjtimin e ushqimit.
Nga Ministria e Bujqësisë janë të drejtpërdrejtë, se rritja e akcizës nuk duhet t’i shqetësojë bujqit sepse me vendosjen e “naftës së gjelbër” shpenzimet për prodhimtarinë, dukshëm do të zvogëlohen. Sipas MBPEU, nuk duhet të shqetësohen as konsumatorët, sepse, siç informon, rritja e akcizës nuk do t’i shtrenjtojë prodhimet bujqësore të prodhuara në fermë.
“Janë bërë të gjitha analizat e nevojshme për vendosjen e ‘naftës së gjelbër’ në bujqësi. Fillimi i masës është planifikuar për vitin 2018. Nafta e gjelbër do të thotë prodhimtari më të lirë dhe edhe një përfitim për të gjithë bujqit”, tha dje ministri me portofol Lupço Nikollovski.
Dogana zbulon keqpërdorim me importet, një biznes dyshohet p...
Garda Revolucionare e Iranit: 35 anije kanë kaluar Ngushticë...
Hamza takon ambasadorin Guérot: PDK do të angazhohet për një...
E dhimbshme: Këta janë babë e bir që vdiqën tragjikisht në a...
Ndahen 1 milion euro për kuponë ushqimi për familjet në nevo...
Zyrtare: Alvaro Arbeloa njofton largimin nga Real Madridi