Pistat e skijimit në Mavrovë, Maqedoni Veriore, ishin “pushtuar” këtë vikend nga shumë turistë kosovarë.
Shumë qytetarë kishin mësyrë këtë qendër turistike, për të kaluar një ditë larg zhurmës së përditshme.
Rreth 100 persona kanë udhëtuar vetëm me agjencinë turistike “Kaltrina Travel”, por të shumta ishin edhe vetura nga rajone të ndryshme të Kosovës.
Temperaturat ishin shumë të favorshme për të gjithë adhuruesit e skijimit, dhe të fotografive.
Të rinjë të shumtë, mund të shfrytëzonin edhe baret pranë pistave të skijimit për t’u ngrohur me ndonjë pije dhe shijuar ndonjë vakt të ushqimit./arbresh.info/

Të shtëna me armë zjarri pranë Konsullatës Amerikane në Toro...
Sulm kibernetik ndaj administratës së Kuvendit të Shqipërisë
45-vjeçari në Suharekë bllokon rrugën dhe sulmon policët me ...
QKUK ul tarifën e parkingut, nga 1 euro në 50 cent për orë
Ndërron jetë zyrtari policor Bajram Mustafa
Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës për mbr...